Rastet e vetëvrasjeve nga adoleshentët duket se janë në rritje, ku kësaj here një 17-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 17-vjeçare nga Divjaka ka konsumuar fotoksinë dhe më pas ka humbur jetën.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet që çuan adoleshenten në këtë akt makabër, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi një shtetase 17 vjeçe, banuese në Divjakë, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë", thotë policia.
"Akt makaber" eshte togfjalesh jo i pershtatshem per mendimin tim, tani qe ajo iku (ju prehte shpirti ne paqe). Akti makaber eshte ne fakt i qeverise dhe i shoqerise qe nuk e vret mendjen per shendetin mendor apo gjendjen ekonomike te popullit.
( kot ) ose ( car ) me mire , cpune hyne qeveria ketu mor ? nuk vret veten njeri nga varferia , po mos te kete te ardhura te shkoj te punoj , gjithandej kerkohen krah pune ,
Heshtja ne te tilla fatkeqësi tregon respekt per jeten e tjetrit ne çdo lloj rrethane