Vodhi me dhunë para në një dyqan dhe tentoi të përdhunonte shitësen në Sarandë, arrestohet 48-vjeçari

4 Maj 2025, 10:56Kronika TEMA
Vodhi me dhunë para në një dyqan dhe tentoi të

Policia e Sarandës ka arrestuar një 48-vjeçar i cili një ditë më parë vodhi me dhunë në një dyqan në qytetin e Sarandës.

Në pranga u vu shtetasi i shpallur në kërkim Jorgo Kumaraku, 48 vjeç, person me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

2 Komente

  1. G
    Gazetari

    Beni gati spaunin per kete Jorgon..

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb ….

      Yttt piseveng tourko alvanos . Hajt gezuar Ramazonin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje