Tentoi të kalonte në Shqipëri me 18 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 36-vjeçari nga Kosova

3 Tetor 2024, 14:53Kronika TEMA
Tentoi të kalonte në Shqipëri me 18 mijë euro pa i

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro pa i deklaruar.

Autoritetet kanë sekuestruar shumën e parave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar  D.M, 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje