Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, reagon policia: Një grua është shpallur në kërkim

15 Shtator 2024, 21:53Kronika TEMA

Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 Komente

  1. V
    Vlonjati

    E pabesueshme!!! Si mund te rrembejne femijen dhe te kthehen prap? Po ky baba trapi, e kishte leshuar femijen 2 vjec per te kullotur bar? Ku e kishte mendjen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje