Tentoi të rrëmbente vajzën e mitur, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

10 Shkurt 2025, 14:16Kronika TEMA
Tentoi të rrëmbente vajzën e mitur, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është ndaluar nga shërbimet e komisariatit të policisë në Dibër pasi tentoi të rrëmbente një 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lunar të Dibrës, ndërkohë që e mitura ka qenë në rrugë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati.

Si rezultat i veprimeve,  është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje