VIDEO: Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari në Durrës!

6 Dhjetor 2025, 10:28Kronika TEMA
VIDEO: Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari

Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur me shkop druri në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.

Si pasojë e goditjeve, gruaja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Durrës/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

1 Komente

  1. m
    malokeria qe shkateroi durresin dhe tiranen

    ve bast qe eshte malok i ardhur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje