Tentoi ti vidhte me dhunë sendet një gruaje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

19 Nëntor 2025, 13:30Kronika TEMA
Tentoi ti vidhte me dhunë sendet një gruaje, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.

Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njoftoi policia. 

1 Komente

  1. J
    Juavuri

    Shpellar 1000 per qind.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje