Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish‑policin dhe ish‑shoqëruesin e Ervis Martinajt, Jeton Lami, i cili ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për shpërthimin me tritol në një lokal peshku në Kamëz.
Nga “arrest me burg”, Lamit i është caktuar së fundmi masa “arrest në shtëpi”, duke e liruar kështu nga qelia.
Ngjarja lidhet me shpërthimin e ndodhur pak ditë më parë, ku sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse dyshohet se u vendos në kuadër të një tentative për gjobë prej 500 mijë eurosh ndaj biznesit të pronarit të lokalit.
Florin Domi është liruar gjithashtu, duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore.
Ndërsa për Flogert Mezhikën, gjykata ka vendosur masën më të rëndë: “arrest me burg”, e vetmja masë e tillë e lënë në fuqi nga trupi gjykues.
Hetimet nga prokuroria e Tiranës vijojnë për zbardhjen e rolit të secilit të dyshuar, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në tentativën për gjobëvënie dhe shpërthimin me tritol ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami.
Hajde ne gop te s’emes ishalla heren tjeter shkojne ua vejne gjyqtareve te shtepia e vet,ashtu si gezojne as leket e perfituara kur lirojne keta!