Sali Berisha është thirrur sot, në orën 09:00, në SPAKpër krimin shtetëror të 21 janarit. Paraqitja e ish-kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për rolin dhe përgjegjësinë e tij për plumbat që vranë 4 protestues në bulevard para kryeministrisë vjen pas refuzimit të dy fletëthirrjeve të mëparshme, manovrave që bëri për t’u shmangur, dhe akuzave ndaj drejtuesit Altin Dumani se po bën propagandë.
Fletëthirrja e tretë iu faturua në dorë në SPAK të hënën kur Berisha shkoi për në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”, e cila ka kaluar për gjykim. Në fillim u caktua e premtja por më pas u la për të mërkurën pas pretendimit të Berishës se në atë ditë do të ishte jashtë vendit.
Në daljen e djeshme publike, ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurori. Por nëse edhe sot refuzon t’i përgjigjet thirrjes së SPAK, atëherë organ ii akuzës ka detyrimin të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të tij. Më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Hidhini prangat mutit se po behet xhongler cirku.