Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar dy të rinj nga Berati, pasi akuzohen se kanë tentuar që të trafikojnë një 14-vjeçare nga Durrësi në Kosovë.
Në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i automjetit që ndaloi policia. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri Aleandro Keli, për moskallëzim të krimit.
Ndërsa policia bën me dije se ditën e djeshme, familjarët e 14-vjeçares, kanë denoncuar largimin e minorenes nga shtëpia.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”;
A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.
Vijojnë hetimet për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bashkimi kombetar hahahahahaha
Beratasit njihen per kto gjera. Dhe ne vitet 90 çuan motrat e gocat e tezeve ne Itali per pune.
Ketyre te dy mistreceve duhet tu a bejne sumen s tuneli kalimashit, tu shk...e robt ku i kane e ku nuk i kane, plehra.
Beratasit njijen per keto gjera shesin motrat e tyre