"Testi i Idiotit"

18 Qershor 2025, 18:09Kronika TEMA
"Testi i Idiotit"

Nga Dardan Malaj

Dymbëdhjetë vite më parë, pak drejtues mjetesh e lidhnin rripin e sigurimit. Mund ta kritikoni sa të doni Saimir Tahirin, por në kohën e tij, Policia Rrugore e ktheu këtë në një objektiv parësor. Sot, vendosja e rripit është bërë një veprim instinktiv sapo ulesh në makinë.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve apo edhe e kalimtarëve në rrugë është padyshim çështje kulture, por nuk duhet harruar se është edhe çështje disipline. Ashtu si me rripin e sigurimit. Dikur thuhej se askush nuk mund t’i detyronte shqiptarët ta vendosnin rripin. Sot, janë shumë të paktë ata që nuk e bëjnë.

Ky është një shembull që duhet ndjekur: përqendrohuni tek një shkelje e vetme dhe punoni për ta ndrequr përmes disiplinës. Jo të gjitha shkeljet janë të njëjta – prandaj nisni nga ato që bëhen me vetëdije dhe në mënyrë flagrante. Asnjë drejtues mjeti nuk do t’i respektojë rregullat e parkimit, dritat e semaforit apo ndalimin e përdorimit të telefonit, nëse sheh se të tjerët që bëjnë shkelje më të rënda tolerohen pa pasoja.

Ndëshkoni së pari shkelësit e mëdhenj dhe do të shihni se do të pakësohen edhe shkeljet e tjera.

Vendosni masa ndëshkimore të ashpra për ata që nuk respektojnë radhën në trafik brenda zonave urbane dhe futen me forcë në krye. Këta jo vetëm që rrezikojnë sigurinë rrugore, shkaktojnë trafik, por çdo ditë ofendojnë hapur drejtuesit e ndershëm që zbatojnë ligjin. Vendosni kamera në pikat kyçe ku ndodh ky fenomen dhe penalizojini automatikisht me heqje patente.

E njëjta gjë vlen për ata që ndjekin ambulancat nga pas për të shmangur trafikun, apo për ata që futen në korsi të gabuar. Hiqjani menjëherë patentën dhe mos ja ktheni pa kaluar “Testin e idiotit”, sipas shembullit të Gjermanisë.

Sjellje të tilla rrugore nuk janë rezultat i padijes, por qëllim i vetëdijshëm – dhe vetëm një idiot mund t’i bëjë. Prandaj, përpara se të marrin sërish patentën, këta individë duhet t’i nënshtrohen testeve të plota: kontroll mendor, psikologjik, test drogash në gjak e urinë. Me pak fjalë: duhet të provojnë se nuk janë idiotë.

P.S.: Hiqni dhe semaforët që lejojnë kalimin e këmbësorëve njëkohësisht me makinat, për sa kohë nuk keni edukuar ende qytetarët se kalimi bëhet në grup dhe jo një e nga një, sipas qejfit. Është e kotë të pretendosh se po lejon lëvizjen e mjeteve, kur këmbësorët futen në rrugë pa rregull. Thjesht nuk funksionon.

28 Komente

  1. T
    T

    Bravo ide brilante .se.ne.jemi popull pa kultur dhe pa edukat .

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      Ne jemi popull futja pordhes...testi i idiotit per Arnautin e zakonshem eshte i veshtire per tu kaluar

      Përgjigjjuni
      1. b
        bashkimi

        PUNE bithqiregrekis Pirdhu ne qipro !

        Përgjigjjuni
      2. T
        Të flasim hapur

        Departmenti i qarkullimit rrugor ne Ministrine e Brendeshme nuk merret me politika strategjike per permiresimin e teafikur, apo se si te edukohen njerezit qe ngasin makinat. Ata mjaftohen me gjoba, sepse ato mbushin buxhetin e shtetit. Rrethrrotlimet jane pa vizime, dhe asnje shofer nuk e di se cili krah ka prioritet ne rrethrrotlim. Edhe India rrezik është me mire. Futet tjetri ne rrethrrotullim pa parë fare majtas, sepse "unë jam ne rrugën time". Dhe qytetari i sjellshëm ndalon i shkretit mu ne mes te rrethit qe te kaloje idioti.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Landi

        Jemi një popull që e urren rregullin,urren bashkëjetesën në komunitet,në autostradë është një xhungël,janë po këta njerëz që kur dalin jashtë rrinë si pulat nga frika se andej se merr me patentën po të mos zbatosh rregullat e qarkullimit. Këtu halabaku i hakerehet policit si i fortë i bërtet para fytyrës,pse nuk e bën këtë në Gjermani,në Angli,në Austri,në Greqi,t'a provoj dhe do shikoj çfarë do i bëjnë. Ku popull është mësuar vetëm me dhunë ,të respekton po e dhunove,se me qytetari të merr përpara.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Driloni

          Landi ! Në Gjermani,Itali etjer nuk ka polic bandita në rrugë si tek ne . Shih rrugët e Shqipërisë që janë mbushur me polic dhe aksidentet hanë mëtë shumta, pse sepse ndalojnë maqinat vend epa ven që bojnë aksidentë,ndërsa kamerat janë policë mëtë rregodht se keto hajdutet me uniformë. Koha e Sajmir Tahirit nuk vjen mo në Shqipëri përsa i përket rregullit dhe trafikut.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Beni

          Jetoj në Kanada dhe këto veprime ndëshkohen shumë rëndë nga policia, dhe duhet shtuar edhe drejtimi I mjetit në linjën e emergjencës kur radha e trafikut është e lartë. Këta shoferë jo vetëm që janë idiotë por janë pa vetëdije edhe kriminelë pasi në momentin që ata bllokojnë rrugët në fakt ulin mundësinë që një ambulancë ti arrijë më shpejtë për dhënien e ndihmës së shpejtë.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjejeni fajtorin

            Nuk është faji i popullit. Gjithë popujt kështu janë. Po gjetën bëjnë. Është faji i qeverisë së dobët dhe të papërgjegjshme. Po të ketë vullnet qeveria ia bën 8 me 2 gjithë shkelësve të ligjit. Në të gjitha fushat. Por Rama nuk dëgjon nga ai vesh. Ai nuk do që nuk do që të qeverisë me dorë të fortë. Nuk do të vendosë rregull në këtë vend. Sepse ndjek udhëzimet për një shtet liberal "laisse -passer" të të gjitha shkeljeve. Që vetëm oligarkët të jetojnë pa u shqetësuar. Ai vetë është mirë. Sapo u kthye nga dasma e Sorosit Junior ku u prit si një mbret.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zeri i Burgut

              Qenkeni bere avokatet e burgaxhinjve bravo

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhaxhi

                Shume dakord me artikullin, por nuk duhet vetem ndeshkim, duhet edhe edukim. Te shtohen oret edukative ne shkolla, si edhe emisionet, spotet sensibilizuese ne media. Nqs te fortet gjejne mikun, siç e kane gjetur deri sot, te pakten shoqeria duhet te filloje te reagoje dhe t'i refuzoje.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  A e ka fajin gjithmone qytetari?

                  Z. Malaj, pas ketij artikulli qe merret vetem me qytetaret dhe me testin e idiotit pres te shkruani diçka dhe për pyetjet e meposhtme? A pershtatet dhe a ekziston sinjalistika rrugore ne te gjitha segmentet rrugore per limitin e shpejtesise apo elemente te tjere te sigurise rrugore? Kemi rruge nacionale apo segmente te unazes se re me tabela te pahequra dhe limite shpejtesie 20km/h pa kuptim. A pershtatet sistemi gjobave me pagesen mesatare ne Shqiperi? A e dini qe kemi gjoba me te medha se ne Bashkimin europian? A eshte normale afati 5 ditor per kundershtimin e gjobave sidomos kur e premtja kthehet ne fushate dhe shume gjoba vendosen pa lajmerim? A ju duket normal vendosja e sistemeve pergjues pikerisht ne segmente ku shpejtesia ulet menjehere pa rruajtur nje distance paraprake nga tabela sinjalizuese? A ju duket normal falja e gjobave para zgjedhjeve dhe intesifikimi e tyre pas zgjedhjeve? A eshte shqetesues fakti qe Tirana nuk ka vende parkimi mjaftueshten dhe kjo gje vetem perkeqesohet? Tani qe u morre me qytetarin merru dhe me sistemin po nuk pate frike.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Laja

                    Duhet te vendosen semafore kembesoresh me shtypje butoni.Nuk mund te kalojne kembesoret si duan dhe kur duam.Nderkaq vijat e bardha nuk vendosen cdo 100 m.Nga sheshi Willson deri tek Kopeshti zoologjik ka 7 kalime kembesoresh .Kjo krijon trafik makinash.Vijat e bardha sipas standarteve te EU vendosen jo.me afer se 500m.Kembesoret le te ecin edhe me kembe 500 m dhe te gjejne vijat e bardha.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vari l***t

                      Se ne cilin vend te BE e ke pare ti kete ajde merre vesh. Jo 500 m por 5 km duhet te bejne kembesoret ne shi e ne bresher per te gjet vizat e bardha. Dhe ti qe e ke bythën ne sedilje te ecesh sipas qejfit tënd. Ku e ke bere kete shkolle xhanem

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      A e ka fajin gjithmone qytetari?

                      Z. Malaj, pas ketij artikulli qe merret vetem me qytetaret dhe me testin e idiotit pres te shkruani diçka dhe për pyetjet e meposhtme? A pershtatet dhe a ekziston sinjalistika rrugore ne te gjitha segmentet rrugore per limitin e shpejtesise apo elemente te tjere te sigurise rrugore? Kemi rruge nacionale apo segmente te unazes se re me tabela te pahequra dhe limite shpejtesie 20km/h pa kuptim. A pershtatet sistemi gjobave me pagesen mesatare ne Shqiperi? A e dini qe kemi gjoba me te medha se ne Bashkimin europian? A eshte normale afati 5 ditor per kundershtimin e gjobave sidomos kur e premtja kthehet ne fushate dhe shume gjoba vendosen pa lajmerim? A ju duket normal vendosja e sistemeve pergjues pikerisht ne segmente ku shpejtesia ulet menjehere pa rruajtur nje distance paraprake nga tabela sinjalizuese? A ju duket normal falja e gjobave para zgjedhjeve dhe intesifikimi e tyre pas zgjedhjeve? A eshte shqetesues fakti qe Tirana nuk ka vende parkimi mjaftueshten dhe kjo gje vetem perkeqesohet? Tani qe u morre me qytetarin merru dhe me sistemin po nuk pate frike.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        policia rrugore

                        Nuk pajtohem që të shtohen orët edukative dhe emisionet sensibilizuese e spotet në media sepse këto gjërat nuk janë për shpellarët!?

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhaxhi

                          Keto masa jane edhe per shumicen e heshtur. Nqs e drejta nuk thuhet hapur dhe me ze te larte, shoqeria do jete gjithmone e trembur dhe do pranoje ne heshtje idiotet duke share neper dhembe e duke shfryre na tavolina kafenesh apo portale si ky.

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Marsi

                          Bukur. Por a degjon policia rrugore. Autori i shkrimit i ka thene sakt, por kesaj policie nuk i vjen zeri.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arditi

                            Shafqni ne televizione spote sensibilizimi qe tregojne menyren edhe rregullat e rruges. Per shembull……beni nje spot te shkurter se si duhet te silleni ne rreth rrotullime se gjysma nuk i dine rregullat edhe gjysma tjeter i shkelin ne menyre flagrante.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Muzaka i Ri

                              Xhaxhi,siç duket ti nuk jetonë ne Shqiperi. E para nuk kemi kohë të humbasim per emisione edukative si te sillemi ne supermarket, apo ne rruge. Kemi hallin e opinioneve politike një herë. Aty kemi specialist sa të duash, me shkolle,pa shkolle,idjot të lindur,disa janë berë rruges, vetëm japin mend.E dyta nuk ka idjot më të madh se ai që nuk do të ndryshoje, mundohu sa të duash.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhaxhi

                                Duhen denuar idiotet qe kemi aktualisht dhe duhet punuar qe te mos na shtohen idiote te rinj. Respekte

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xhaxhi

                                  Sic duket je bere pjese e mases qe vetem konstaton. Ke ndonje propozim ? Ti vete i zbaton gjithmone rregullat e qarkullimit rrugor ? Ti vete si qytetar sa denoncime ke bere kur ke pare shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor ? Po te afermit e miqte e tu ? Rrspekte

                                  Përgjigjjuni
                                2. C
                                  Cfurku

                                  "Testi idiotit" nuk funksjonon ketu tek ne për arsye se vdes një idiot e lindin dy. Statistikisht i bie që nje idiot të jet ne trafik dhe nje ne parlament. Ne se në trafik ritja është progresion arithmetik, në parlament është në progresion gjometrik për merit të Saliut.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. h
                                    hallexhiu

                                    Unë a e di çfar bëra një ditë tek një kryqëzim kryesor të Tiranës; Prita të kalonin njerzit,por hynin nji nga nji,apo edhe dyshe dhe nuk nxitonin edhe pse kishin blloku trafikun,se elbete provincialët që kanë 'uzurpu' Tiranën ,po ecnin në vijat e bardha dhe kishin të drejtën 'eskluzive'',dmth kishin preçedencë në bazë të kodit të qarkullimit rrugor. Më ndodh shpesh kjo dhe më nervozon fakti që nuk e rregullojnë me semafor ,siç tha dhe më lart artikullshkruesi,se ky element ,apo e vetmja hapësirë ku këmbësorët mund të tregojnë qytetarinë,nuk i respektojnë rregullat,që konvertohet në shkelje nga kalimtarët dhe abuzive karshi drejtuesve të automjeteve,që tregon edhe në fakt ,se pa një ligj të fortë,këtu tek ne shoqëria është e pacivilizuar,akoma shumë rurale,për t'ju përshtatur rregullave të qytetit dhe jetesës në komunitet,siç janë edhe mjaft probleme sot nëpër pallate,ku njerzit nuk paguajnë ashensorët edhe pse hypin me 'gomar' në ashensor. E zgjata,por nuk di pse ky fakt negativ më nervozon çdo ditë dhe përsëri e njëjta gjë,prandaj dhe në rastin në fjalë që po tregoj,ishte se kur pashë që këmba po rrinte tek frenat,se sa e lëshoja hynte dikush,në momentin kur dy gra rreth të 30 -ve ( të lindura në 'demokraci'), u futën dhe po bisedonin duke ndaluar e duke qeshur,nuk durova,por mora dy kupa kafeje bosh që i kisha në makinë,zbrita nga makina dhe i thira,'ej goca jam kamarieri',ia lashë në dorë njërës prej tyre duke i thënë ,'merreni porosinë dhe më falni për vonesën' dhe u ktheva me vrap në makinë.Ato 'ngrinë' në vend,u habitën,i hodhën në mes të rrugës kupat,më panë me inat dhe vëngër gati sa s'do më hanin,më shanë me fjalorin e sotëm të gocave,që përdornin pijanecët burra të kohës së komunizmit dhe vazhduan të ecnin lente lente,si 'fitimtare'.Nuk e kuptonin se çfar kishin bërë gabim ,ndoshta kujtuan se po ja luaja ndonjërës prej tyre dhe kjo do të thotë më shumë se çdo fjalë tjetër që mund të them. Të paktën unë 'shpëtova paq' me aq,se ika 'me vrap nga frika',se ato ishin gra me 'bole' dhe mund të të bënin 'gjëmën',se të paktën kështu dukeshin me shenjat me gishta që më drejtuan,që e kishin përvetsu mirë tallavanë,modelin e 'sukesshëm' të funksionimit të shoqërisë së sotme ,ku shqiptarët e ndershëm janë të detyruar të jetojnë,ose të ikin nga sytë këmbët,duke ia lënë vendin këtyre 'të dyjave',banglandeshasve,filipinasve dhe çdo 'turisti' me çantë dhe me 'bukë me vehte'..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      arvanitasi

                                      vija me pushime ne vlore, kur dilnim tek trasballkanikja ne kohen e saliut, me thoshte vellai hiqe rripin o idiot se do na ndaloj polici qe ishte duke ngrene fara luledielli, pas 10 vjtesh po ne te njejtin vend me thoshte vellai vere rripin se keta policet te fikin tani nuk ka me shaka, kjo eshte e verteta qe i dhemb berishizmit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Një prind

                                        Këto diskutojmë përditë ne në familje dhe shpesh grindemi me njëri tjetrin, unë them çtë duhet ty që i kritikon, asnjë nuk të dëgjon po edhe ke frikë se has midis njerzve dikë që mund të ketë një thik që nuk e ka për gjë ta përdor. Jo faza e ndërgjegjësimit për mendimin tim ka mbaruar, tani duhen masa drastike, tju hiqet patenta, kjo ndoshta është zgjidhja.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ali ago

                                          Pa fund BRAVO.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            drejtesi e munguar

                                            Demokracia nuk eshte anarshi,sic e kuptuam ne fillimet e saj.Edhe femijes tend kur gabon e ndeshkon me masa te ndryshme.Jam dokort qe plotesimi i sinjalistikes rrugore eshte i domosdoshem por,ndeshkimi duhet te jete i patolerueshem.Vetem zbatimi i ligjit edukon me shume se cdo bisede.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. g
                                              goon

                                              ai vend eshte nje çmendine e madhe!

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje