SPAK po kryen një tjetër aksion disa qytete të vendit, ku mësohet se deri më tani janë firmosur 6 masa sigurie. Ende nuk duhet se kush janë personat e përfshirë, teksa priten të tjera detaje.
Burime për mediat bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me trafik ndërkombëtar armësh dhe se është bllokuar një arsenal municionesh. Operacioni është në aksion e sipër, teksa policia dhe Prokuoria e Posaçme nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar.
Vetëm një ditë më parë SPAK ka zbardhur 6 ngjarje kriminale dhe lëshuan mbi 30 urdhërarreste, ku dolën në pah sërish personazhe të njohura të botës së krimit.
Operacioni i të mërkurës ishte vazhdim i operacioni “Plumbi i Artë”.
Lini një Përgjigje