Tre fëmijët vranë dhe groposën të atin në Durrës! Prokuroria heton pasurinë dhe pronat e Pëllumb Metës

4 Mars 2024, 12:40Kronika TEMA
Tre fëmijët vranë dhe groposën të atin në

Prokuroria e Durrësit ka zgjeruar edhe me shume hetimet ne lidhjen me zbardhjen e vrasjes se 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Shënavlash të Durrësit.

Krahas pistave te tjera, prokuroria po heton ndonjë konflikt te mundshëm në familje në lidhje me pasurinë. Për këtë i është dërguar një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ku i kërkohet informacion për pronat që ka familja e Pëllumb Metës.  Përgjigja ende nuk ka mbërritur nga kjo agjenci.

Nga hetimet ka rezultuar se përpos konflikteve te tjera, në familjen Meta ka pasur diskutime të forta mes anëtarëve të familjes dhe kryefamiljarit, pasi bashkëshortja e tij dhe fëmijët kanë propozuar që ta shisnin tokën rreth 12 dynym e cila në treg vlen disa qindra mijëra euro.

Por kryefamiljari nuk ka dashur që ta shesë token. Prokuroria mendon se vrasja dhe asgjësimi i kufomës se kryefamiljarit do t’u jepte mundësi familjarëve të tjerë të përfshirë në ngjarje të kishin akses në mungese të tij për ta shitur tokën. Megjithatë, grupi hetimit nuk i përjashton pistat e tjera po kësaj piste po i jep me tepër përparësi.

Lini një Përgjigje