Tre mina me telekomandë në bagazhin e makinës, arrestohet 35-vjeçari

11 Gusht 2022, 09:22Kronika TEMA

Tre mina me telekomandë në bagazhin e makinës, arrestohet

Një 35-vjeçar nga Lezha është arrestuar këtë të mërkurë në Pogradec, në vendin e quajtur “Enkelana”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga shtetasi P.C, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Dyshohet se minat mund të përdoreshin në veprimtari kriminale në qytetin e Korçës.

Finalizimi i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Remote”, u krye nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Shkon në 2 numri i të ndaluarve dhe në 6 i minave të sekuestruara, gjatë të dy fazave të operacionit, ku faza e parë e tij u finalizua 6 muaj më parë.

1 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Po me ate vellain e Alketa Vejsiut qe u kap po me tre mina te tilla cfare u be? E kane bere drejtor ne bashkine e Tiranes ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje