Tritol makinës së biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon më 25 vite burg Gjergj Cukalin për atentatin e mbetur në tentativë

31 Korrik 2024, 12:55Kronika TEMA
Tritol makinës së biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon më 25

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot Gjergj Cukalin me 25 vite burg pasi akuzohet se është porositë i shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz 3 vite më parë.

Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMË të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale.

Për antentin ndaj Memës në 2021 u arrestua Gjergj Cukali,  i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç.

Cukali u shpall fajtor për "Vrasje në tentativë e Gjon Menës'  "Shkatërrim prone me eksploziv" 'Armëbajtje pa leje' e "Grup i strukturuar kriminal'.

Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

Ndërkohë Enver Jamaku i cili ishte i penduar u dënua me 8 vite burg. 

Lini një Përgjigje