Tritol banesës së policit të Krimeve në Shkodër, dy autorët e maskuar ikën me motor! Efektivi: Shkak detyra, s’kam konflikte

3 Korrik 2024, 09:55Kronika TEMA
Tritol banesës së policit të Krimeve në Shkodër, dy

Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, saktësisht në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri, i cili është polic krimesh në zonën e Pultit në Dukagjin.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa nga kamerat e sigurisë janë dalluar dy persona që afrohen me motor dhe vendosin lëndën plasëse.

Në dëshminë e tij, Zhurri thotë se nuk ka konflikte personale me askënd, por dyshimet janë te detyra e tij. Zona e Pultit është një prej zonave me kultivimin më të madh të lëndëve narkotike.

Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.

Lini një Përgjigje