Tronditet Lushnja! Shpërthimi i fuqishëm me tritol 'zgjon' qytetin

30 Shtator 2025, 08:32Kronika TEMA
Tronditet Lushnja! Shpërthimi i fuqishëm me tritol 'zgjon'

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.

2 Komente

  1. E
    Eri

    Revanshi...ne ato maja rripa rripa, njehere ma hipe, njehere ta hipa. Sinjal qe duhet te largohen nga Lushnja, njejte si bente Laerti ndaj kundershtareve te tij.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi i çuditur!

      Një pyetje kam: nga vjen dinamiti? Dinamit kishte edhe në kohën e xhaxhit, po nuk pamë dhe as dëgjuam një rast të vetëm sulmi me dinamit. Kishte në atë kohë gurore dhe miniera kudo, që e përdornin këtë lëndë shpërthyese në vendet e kontrolluar. Po sot, shitet? Ku, ta dimë! Atëhere ishte dinami dhe përdorej me rregull vetëm për punë. Sot vrasin njerëz, shkatërrojnë prona, makina, kërcënojnë jetën, prandaj ky i sotmi nuk duhet të quhet dinamit, por "dinamut", sepse e ka në dorë "opozita" e këlliç kërriç hiçit, që do të "vijë" në drejtimin e Bashkisë së Tiranës me një numer të madh kandidatësh për kryetar bashkie!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje