U abuzua nga rojet kur u çonte kafetë, detaje nga përdhunimi i 31-vjeçarit në Elbasan

16 Prill 2024, 15:44Kronika TEMA
U abuzua nga rojet kur u çonte kafetë, detaje nga përdhunimi i

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mengël të Elbasanit pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar.

Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.


Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjeçarit, ekspertiza mjekoligjore ka kofirmuar aktin e rëndë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    pthu ju shkërdhefsha robt,kafshë të ndyra!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema