U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë

9 Gusht 2025, 22:36Kronika TEMA
U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore,

Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara.

Patrulla e policisë në zonën e Jalës ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes për ndihmë. Turistët ishin bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes të tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Himarë i vijnë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.

Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente.

1 Komente

  1. J
    Ju lumte si gjithmone Policise.

    Ju lumte Policicse qe i ka ardhur ne ndime uristeve Gjermane .... Na gezon jashte mase ndima qe kane dhene.... ju lumte djema keshtu ju ngrine larte e me larte dashamiresine qe tregoni gjithmone per Turistet...... ashtu sic kemi treguar qe kemi qene dhe do te jemi gjithmone prane Turisteve , duke i Respektuar....kudo flitet ne Gjermani per Respektin dhe mikepritjen qe ju behet Turisteve Gjermane....i kam takuar vete shume Gjermane ne Gjermani qe kane qene ne Shqiperi si Turiste..... dhe flasin fjalet me te mira....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje