Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, lidhur me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt, në orën 10:00.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të rihapet dosja e Arben Frrokut, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt në 2013.
Strasburgu vlerësoi se procesi ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Arben Frroku është i dënuar përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij.
Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.
Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit, Mark Frroku, i liruar nga burgu në maj të vitit 2018 i dënuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Mark Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.
Bandite dhe kriminela pjell cdo dite kjo toke pjellore e quajtur Shqiperi!
Mos harro dhe thuaj qe Sali bin laden eshte ideatori i kesaj fatkeqesie sepse zhduku kushtetuten dhe nxorri kanunin i furnizoi me arme dhe u tha vrisni njeri tjetein por une dua karrige
Vrau dhe në fund i bleu të gjithë me para krimi, prostitucioni dhe droge, nga Shqipëria dhe drejtësia që e la la të ikte e deri tek gjykata e strazburgut që ka hallin e të drejtave të një krimineli dhe jo drejtësinë për një komisar të vrarë
Familje kriminale me rrezikshmeri te larte shoqerore. Marku vrau nje te ri ne Belgjike per te kontrolluar prostitucjonin atje ndersa ky krimineli tjeter vrau nje tjeter ne mes te Tiranes. Burgu eshte pak per kete fare te keqe!