U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

18 Shkurt 2026, 11:55Kronika TEMA
U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit

Gjykata kushtetuese vendosi të rihapë për gjykim, procesin për Arben Frrokun, i dënuar më herët nga drejtësia për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj


Gjykata kushtetuese e pranoi kërkesën e Frrokut për ta rihapur procesin në kushtetuese dhe për këtë shfuqizoi një vendim të mëhershëm të 2018 shpallur ndaj të dyshuarit nga e njëjta gjykatë.

Siç raporton Anila Hoxha kishte kërkuar Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 te ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Renda, nr. 443, ditë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Po ashtu kishte kërkuar edhe Kthim të çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues.

Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga gjykata e krimeve të rënda duke mos e njohur rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur mbi atentatin në derën e shtëpisë të komisarit Lamaj, i cili u ekzekutua barbarisht në shkurt 2013 pak ditë pasi e kishin transferuar nga detyra e shefit të komisariatit të Kombinatit në një specialist të thjeshtë.

Në Apel Frroku u dënua me burg të përjetshëm por ndërkohë ai ishte arratisur nga Shqipëria dhe u zbulua me identitet të rreme jashtë  vendit. Ai ende nuk është ekstraduar.

Vendimi i Kushtetueses për rihapje të procesit u shpall ditën e djeshme.

9 Komente

  1. P
    Paraja e hedh gjukaten perpjete

    Qenka hedhur para e mafhe.Paraja thone hedh using perpjete....paska hedhur gjykaten kushtetuse kete rradhe....I paska ngritur me kembe perpjete antaret e gjykates.cudi su bene 4_4 kete rradhe...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dead John Luli

      po te ishte ne usa do ta kishte perqafuar karrigen elektrike ose do ti kishin bere vaksinen e fruthit

      Përgjigjjuni
      1. e
        ermiri

        Leku ketu ke ne ben gjithshka,te pafajshmin e fut brenda kriminelet I liron

        Përgjigjjuni
        1. F
          Forster

          Ne Albanistan "Paraja" e madhe hedh"gjakun perpjete."Lum kush te rroje se te lire kriminelet do te shikoje.

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            Paçin fatin e komisarit.

            Përgjigjjuni
            1. t
              troc

              Drejtesia me peshore floriri .vetem Zoti ve para drejtesise fajtoret kudo ,drejtesia shqiptare eshte ne fekale deri ne fyt.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xeni Viktima

                Bravo, keshtu therrisje edhe kur mjeshtrin tend ne kat 8 ne ditet e ftohta te dimrit

                Përgjigjjuni
              2. A
                Argita

                Vetem ne Shqiperi nje funksionar i larte i policise Kalina nga shef komisariati, ne spécialist i thjeshte…

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mihallaq

                  Në lidhje me ngjarjen s'duhet të ketë kthim prapa ketu cënohen ligji e shteti.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje