U gjet i pa jetë në rrugë/ Zbardhet ngjarja në Lezhë! 53-vjeçari u godit nga një makinë, shoferi u largua nga vendngjarja

6 Nëntor 2023, 20:11Kronika TEMA

U gjet i pa jetë në rrugë/ Zbardhet ngjarja në Lezhë!

Vdekja e një 58-vjeçari, që u raportua si rrëzim aksidental një ditë më parë në Lezhë, rezulton të jetë një vrasje me makinë.

Viktima u gjet pa shenja jete një ditë më parë, rreth orës 18:00 në aksin rrugor “Laç-Milot”. Pas hetimeve, rezultoi se ai ishte goditur nga një makinë.

Policia ka identifikuar shoferin, një 28-vjeçar me inicialet E.S. Ndaj tij kanë nisur hetimet, ndërkohë që si provë materiale, është sekuestruar makina e tij.

Lini një Përgjigje