
Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën ‘detyrim paraqitje’ për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion.‘Ne mburremi që kemi futur sterilizimin’- tha Mersini.
GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit. GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.
GJKKO po ashtu la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për Saimir Kadiun e Marsela Serjanajn, drejtorë në Ministrinë e Shëndetësisë. GJKKO la në ‘detyrim paraqitje’ zyrtarët e MSH, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini si dhe shefin e Kirurgjisë, Arben Gjata, Rektori i Mjekësisë.
Ti mund te mburresh, problemi eshte sa ke paguar per kete pune. Pastaj mburru po ta kishe realizuar vete, jo te marresh koncesion, se sterilizim eshte, nuk duhet universitet, o Pjeter!
Ai eshte mjek nuk merret me pagesat.. Ai thjesht do mjetet e pastra per punen. Nuk kane guxim te merren me kullat e Saliut ne mes te Tiranes dhe vilat e Likes ne lalez dhe merren me mjeket per sterilizimim.