I dëbuar nga Irlanda, shqiptarin e rrezikshëm e sjellin me avion ushtarak në Rinas!

17 Gusht 2023, 19:30Kronika TEMA
I dëbuar nga Irlanda, shqiptarin e rrezikshëm e sjellin me avion

Një i ri shqiptar është dëbuar nga Irlanda, dhe si rrallë herë është ekstraduar drejt vendit tonë me një avion ushtarak.

Mediat e huaja shrkuajnë se shqiptari ishte subjekt i deportimit, me një urdhër të firmosur nga ministrja e Drejtësisë Helen McEntee.

Ai u shoqërua nga efektivë të armatosur dhe u nis drejt Tiranës me një avion të Forcave Ajrore Irlandeze.

Arsyeja pse shqipari u soll me avion ushtarak në Tiranë, është se më herët ai kishte kërcënuar stafin e një avioni komercial. Kjo gjë solli shqetësim te autoritetet irlandeze të cilët vendosën të mos rrezikonin për së dyti.

Deportimi i tij u urdhërua në muajin prill, pasi dështoi të fitonte azil.

Ky është një prej rasteve të rralla kur avioni ushtarak përdoret për deportime. Më herët janë depërtuar në të njëjtën mënyrë anëtarë të një karteli dhe një mafioz me pseudonimin “Dublin Jimmy”.

Lini një Përgjigje