VIDEO: I riu në Korçë hyn pa maskë dhe me thikë në dorë në supermarket, grabit xhiron ditore

17 Gusht 2023, 15:22Kronika TEMA

VIDEO: I riu në Korçë hyn pa maskë dhe me thikë

Një i ri ka arritur të grabisë një supermaket në Korçë, në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë hajdutin i cili hyn i pamaskuar dhe merr xhiron ditore, një shumë prej afro 100 mijë lekësh.


Punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi.

Lini një Përgjigje