"S’kam kryer krime, por i kam shërbyer me zemër vendin tim", lihet në burg ish-anëtari i UÇK, Dritan Goxhaj

17 Gusht 2023, 14:41Kronika TEMA

"S’kam kryer krime, por i kam shërbyer me zemër vendin

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”. Ka qenë kjo dëshmia që i ka dhënë togave të zeza Dritan Goxhaj, ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u la në burg nga Gjykata e Apelit, pas rishikimit të vendimit kundrejt tij.

Goxhaj u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës.

Avokati i tij Bashkim Nikolla, jashtë dyerve të gjykatës tha se kjo që po ndodh është një turp duke e cilësuar si një hakmarrje politike.

Deri më tani, institucionet e drejtësisë kanë sqaruar se ndalimi është bërë pasi Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ai pritet të ekstradohet drejt Republikës së Kosovës, pas realizimit të procedurave nga autoritetet shqiptare.

1 Komente

  1. K
    Kanina e Ismailit

    Dritan more djale te uroj sa me shpejte kthim ne shtepi prane familjareve te tu! Nuk kam fjal c"te them ndaje ketyre sherbetoreve te Beogradit ku sot jane ne qeveri! Asnje ndihmes nga Shteti Shqiptar ndaje sherbetoreve te atdheut!Valle perse ?! Te rrojne sa malet djemte e nenave Shqiptare qe kontribuan ne clirimin e krahines se Kosoves Trime..Te rroshe sa malet DILAVER GOXHAJ ,JE DHE MBETESH PRAG ATDHETARESH DHE KAPEDANESH!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje