
Brigadieri i një miniere në Bulqizë është vënë në hetim për shkak të shpërthimit të një sasie gazi, ku për pasojë tre minatorë pësuan djegie trupore.
Policia bën me dije se brigadieri me inicialet L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier i subjektit minerar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kështu ndodh kur Minjerat i jepen me koncesion kompanive nderkombtare të dyshimta që nuk iu përmbahen asnjë norme ligjore.