Zaptimi i plazheve publike, Balla: Vija bregdetare, pasuri kombëtare! I takon popullit e jo abuzuesve

18 Gusht 2023, 13:40Kronika TEMA

Zaptimi i plazheve publike, Balla: Vija bregdetare, pasuri kombëtare! I

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për lirimin e hapsirave bregdetare publike të zaptuara nga të ashtëquajturit pronarë të plazheve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit e pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën bregdetare duke theksuar se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve të çdo kategorie.

“Pushtimi i plazheve apo hapsirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontrate me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që më habit është guximi i ndonjërit që mendon se nuk e shohim. Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit dhe pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën tonë të bukur bregdetare. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie”, shkruan Balla.

4 Komente

  1. A
    Albini

    PERRALLA ! zoti minister edhe ato pak vende qe keni lene per plazh publik ne Durres me shume se gjysmen e kana zene ato qe kane shezllonet ngjitur me shezllone me te vjetra dhe ja japin kosovarve pak me lire kurse popullin qe ka shtepite aty dhe ai qe ska mundesi per shezllon nuk po e lini te pakten sic thote dhe ajo shprehja e vjeter as te ngrohet ne diell ,,

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toto toto

      Le te vije nje polic i Ballës ne Golem dhe te shoh si "populli' shtrihet ne rere si sardele gati njeri mbi tjetrin, dhe shezlonget e pashallareve rrine bosh nga mengjesi ne darke. Nga hotel Grint deri te ish Prestige, nuk ka asnje pellembe te lene bosh per publikun. Le te vijne te shohe Balla,pastaj te krekoset.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Keni 10 vjet ne pushtet o plehra !

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Kjo qe ndodh tek ne nuk Edi se ndodh ne bote ne kete forme.Ajo shoqata e peshqireve ne Greqi shume e bukur.Shteti duhet t'a marrin ne dore se perndryshe turistet do pakesohen pa te keqen e disa çmimeve ne bare apo restaurants por kjo eshte ne doren e pronarëve te zgjuar qe duhet te punojnë me mend.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje