Detaje të reja janë zbuluar nga mediat në lidhje me marrjen peng të 39-vjeçarit Fisnik Xhaka nga Mitrovica, ku dyshohet se ky i fundit është i lidhur me grupet e trafikut të drogës në Europë.
Në prangat e policisë kanë rënë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zoga, të cilët kanë mbajtur peng për dy javë 39-vjeçarin në një apartamanet në afërsi të Komisariatit të Policisë Vlorë. Ndërsa bëhet me dije se apartamenti kishte kamera sigurie ku monitoroheshin lëvizjet jashtë banesës.
Arsyeja e pengmarrjes së Xhakës, dyshohet se lidhen me pazaret e drogës. 39-vjeçari dyshohet se ka dalë garant që disa persona në një vend të Bashkimit Europian të merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro.
Por duket se pagesa nuk është kryer dhe kjo ka bërë që tre të rinjtë nga fshatrat e Lumit të Vlorës, ta marrin peng për 14 ditë 39-vjeçarin.
Ishte motra e 39-vjeçarit që jeton në Suedi dhe kishte dijeni për ngjarjen dhe më pas kontaktoi Interpolin, të cilët njoftuan Policinë e Vlorës, e cila, duke përdorur lokacionin e dërguar nga motra, arriti të arrestojë tre personat brenda 15 minutash.
Lini një Përgjigje