Një 33-vjeçare është vënë në pranga nga polica e Lezhës, pasi u kishte marrë disa qytetarëve të zonës kartat e ID për të marrë kredi në institucione të ndryshme financiare.
Në pranga ka rënë Donika Curri, e cila duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, i mashtronte viktimat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore.
Policia bën me dije se më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, Donika Curri aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.
Pas 16 kallëzimeve të mbërritura nga qytetare të ndryshme që ranë pre e kësaj skeme mashtrimi, policia ka kryer kontrolle dhe ka sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë transfertat e parave të përfituara nga kreditë, të cilat ishin derdhur në një llogari të administruar nga vetë e dyshuara.
Njoftimi i policisë:
Iu merrte foto të kartës së identitetit, shtetaseve, duke i mashtruar se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi, vihet në pranga 33-vjeçarja. Arrestimi i saj, rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve për këtë skemë mashtrimi. Sekuestrohen dokumente bankare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i administrimit të kallëzimit të disa shtetaseve, për një shtetase që iu kishte marrë të dhënat personale, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie, finalizuan operacionin policor të koduar “Kredia”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasja D. C., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë tranfertat e parave të përfituara nga kreditë, në një llogari që administrohej nga shtetasja D. C.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj skeme mashtrimi dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
hahahahahhahahah cfare shkrimi! Ua cfare gazetari! Po si mund te marre zonja kredi nga bankat duke ju dhene ketyre te fundit fotokopje te ID re personave te tjere? Po te jete keshtu paskemi marre fund si shtet. hahahahha cfare peralle.
Si merret kredi me fotokopje pa qene personi prezent !?