U qëlluan me armë zjarri brenda gjykatës së Apelit Tiranë, identifikohen dy të plagosurit

6 Tetor 2025, 16:30Kronika TEMA
U qëlluan me armë zjarri brenda gjykatës së Apelit

Janë identifikuar dy personat e plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të plagosurit janë Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja tronditëse ndodhi pasditen e sotme, kur një person i armatosur është futur brenda në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Kalaja.

Mësohet se gjyqtari Kalaja ishte në një gjyq për një çështje administrative, kundërshtim të veprimeve përmbarimore, ku autori i dyshuar dyshohet se është palë në çështje. Pasi u qëllua me armë, gjyqtari është dërguar drejt spitalit, por ka mbërritur pa shenja jete. 

Autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi është vënë në pranga dhe është sekuestruar edhe arma e krimit.

2 Komente

  1. T
    Toni

    O Gjon po na vje keq per ty,po keshtu te shtyen kjo dretesija e vonuar.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kundër vrasjeve por!!!

      Kundë vrasjeve por Gjygjtarët dhe prokuroret, janë bandit më të mdhej pasë Edi Ramës dhe Sali Berishës, sot në Shqiprie. Po patë lek dhe lidhje me me njerzit e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ti sot në Shqiprie mundë të vrasësh dhe del nga burg për 5 vite, ti mundë që të grabishë prona në malë e brekdet dhe gjitha keto bëhën nëpër mjet këtyrë gjygjtarve dhe prokurorve kriminel.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje