U raportua e humbur nga prindërit, gjendet 3-vjeçarja në plazhin e Spillesë

9 Korrik 2023, 22:20Kronika TEMA

U raportua e humbur nga prindërit, gjendet 3-vjeçarja në

Një 3-vjeçare u raportua e humbur ditën e sotme nga prindërit e saj në plazhin e Spillesë.

Policia pasi ka marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani rreth orës 17:00, se vajza e tij e mitur kishte humbur kontaktet dhe nuk po e gjenin dot, ka nisur menjëherë kontrollin përgjatë vijës bregdetare me Jet Sku dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e vajzës së mitur brenda pak minutash.

Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar 3-vjeçaren te prindërit e saj, të cilët falënderuan policinë për reagimin e menjëhershëm.

Lini një Përgjigje