
Tre persona humbën jetën tragjikisht të dielën në plazhin e Vilë-Bashtovës, në Kavajë. Babai dhe 2 djemtë e tij të mitur u mbytën teksa laheshin në det.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kur ka ndodhur tragjedia, kanë marrë shërbimin e urgjencën në Rrogozhinë kur kanë bërë debat me shoferin e ambulancës pasi kjo e fundit ka mbërritur më tepër se gjysmë ore me vonesë.
I pyetur nga Euronews Albania, kreu u Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tha se nga thirrja deri në mbërritjen e ambulancës nga Rrogozhina “kanë kaluar vetëm 22 minuta”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të dielës ku babai 50-vjeçar së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, nga Tirana kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.
Po mos u merrni me monstra qe cdo gja e politizojne japin direktiva e denojne njerz qe jane ne pune 24 ore,22minuta jane normal per nje zone ne periferi dhe e Fyra ka barel e ska barel kush i hetoje,mos luani rolin e llafazaneve dhe budadhejve
Maskarenje politikan prap duan te perfitojne nga vdekja e ketyre fat keqeve ,ata dolen ne breg te vdekur ,cfare lidhje ka ambulanca se erdhi per 20 apo per 30 minuta .
KANCEROZ SHTET KUJANE ROJET E SHPETIMIT