U vra me pushkë nga biznesmeni italian pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

26 Qershor 2025, 18:51Kronika TEMA
U vra me pushkë nga biznesmeni italian pasi i grabiti shtëpinë,

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të grabiste banesën e tij në zonën e Cilentos, së bashku me 2 bashkëkombës të tij.

Ngjarja ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, kur tre shqiptarët hynë për të grabitur vilën e biznesmenit 58-vjeçar Aurelio Valiante. Gjatë përplasjes, sipas hetimeve të para, Valiante ka marrë një pushkë gjahu dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave, humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Rivaldo Rusi, ndërsa një tjetër i ri shqiptar, 28 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin “Cardarelli” në Napoli, në gjendje kritike shëndetësore.

Në vend që të njoftonte policinë apo ambulancën, Valiante ka vendosur të fshehë trupin e të ndjerit. Pas disa ditësh heshtjeje, ai është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer ngjarjen, duke udhëhequr hetuesit drejt vendit ku kishte fshehur trupin – një fermë në zonën Limazzo, pranë një fushe sportive. Trupi i të riut u gjet brenda një vaska vere, në gjendje të rënduar.

Një pikë kthese në hetime ishte dëshmia e të plagosurit, i cili nga spitali tregoi se kishte parë mikun e tij të rrëzohej dhe më pas ishte tërhequr zvarrë nga vendi i ngjarjes. Fillimisht deklarata e tij u mor me rezervë, por më pas u vërtetua nga rrëfimi i vetë autorit.

Aurelio Valiante pranoi para Prokurorisë së Vallo della Lucania akuzat për vrasje, fshehje të kufomës dhe lëndim të rëndë trupor. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit “San Luca” për autopsi, ndërsa identifikimi u konfirmua përmes dëshmive dhe verifikimeve të policisë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetime të plota për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë, Valiante përballet me akuza të rënda penale dhe pritet të dalë përpara drejtësisë. 

5 Komente

  1. P
    Pushka top per .....

    ....kedo qe prek shtepine e tjetrit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Normal secili larte ne qiell !

      Normal kete do ta bente secili , nderkohe dhe ky qe shkoi ne Qiellin larte....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Normal secili larte ne qiell !

        Normal kete do ta bente secili , nderkohe dhe ky qe shkoi ne Qiellin larte....

        Përgjigjjuni
      2. A
        Asd

        Kur te prekin shtepine cdo reagim eshte i justifikueshem. Gabim i italianit eshte levizja dhe fshehja e kufomes. Duhet te therriste ambulancen, policine dhe te deshmonte ne menyre transparente. Edhe sikur te jete i pafajshem per "vrasje per vetembrojtje" do te shpallet i fajshem per "perdorim te tejkaluar te armes", "fshehje te ngjarjes", "fshehje te krimit", "levizje dhe fshehje te kufomes".

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trimi

          Pushka top Italianit!!! Çdo shqiptar të njëjtën gjë do bënte. Po mos tu gjuante ky do t'a kishin vra ata Italianin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje