Mjekët u përpoqën për rreth një orë të shpëtonin Gert Bogdanin kur mbërriti pa ndjenja në QSUT, por ish-deputeti demokrat nuk mbijetoi dot.
Gazetarja Alma Demiraj tha se ai është transportuar në spital në gjendje të rënduar, por nuk shpëtoi dot.
Bogdani nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare.
“Ish- deputeti i PD-së Gert Bogdani, rreth orës 11:30 ka qenë një një konferencë në një hotel në Tiranë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, është transportuar në urgjencën e spitalit por me gjithë përpjekjet e emergjencës, nuk mbijetoi.
Ka ardhur në gjendje shumë të rënduar, është bërë përpjekje duke asistuar me aparatura rreth një orë por ka qenë e pamundur.
Mësohet se Gerti nuk ka pasur probleme të tjera kardiake, diagnoza momentale është arrest kardiak respirator. Nuk ka vuajtur më herët e as ka pasur problemet kardiake, por ka qenë gjithçka e menjëhershme“-raportoi gazetarja Alma Demiraj.
Vraksina!
Fiks kete po mendoja. Ne bote ka shuuuume vdekje se fundmi nga njerez pa probleme te mepareshme si dhe fertilitet ne mase. Na ruajte Zoti thuaj.
Vraksina!
Malli malli dhe alkol ,futi dhe nje te qire Erles pastaj ,por prape se prape ,kemi bere dhe me keq dhe ja ku jemi ,megjithese mund te kete qene nga te paket djem te edukuar te pd-se ,ngushellime