Vetëplagoset me armë zjarri polici i burgjeve në Tiranë

15 Maj 2023, 19:19Kronika TEMA

Vetëplagoset me armë zjarri polici i burgjeve në Tiranë

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Autroritetet policore bëjnë me dije se shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje