Vetëvrasja e 41-vjeçares pasi e bullizuan në “TikTok”, reagon Balla: Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave e vajzave

5 Janar 2024, 19:50Kronika TEMA
Vetëvrasja e 41-vjeçares pasi e bullizuan në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarje së rënë në Durrës, ku  41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një adrese false me emrin e saj, në rrjetin social “Tik Tok”.

Balla  është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk duhet të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës me bazë gjinore, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike e as online.

Reagim i plotë:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!

5 Komente

  1. P
    Parruca

    Po per policet qe nuk e moren seriozisht denoncimin e te ndjeres do merret ndonje mase?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilolala

      Tualeti e di shume mire se respektohen me mire femrat ne Librazhd..

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jarani

      Leri lloqet por kerkoni te mbyllet Tik -Tok se me teper eshte bere qe te dalin kurvat

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiponja

        Jooooo Z. BALLA!!! Masat duhesh in marre, sapo e ndejra beri denoncomin e saj . Polici per hire te se vertetes asnjehere nuk reagon ne kohen e duhur dhe ja PASOJAT. DEMOKRACI PA LIGJE TE FORTA, QUHET ANARSHI!!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          DP

          Duhet hetuar me themel. Mundet qe pseudaktuviste anti bullizim propogandojne (duke shperdorur nje viktime!), kete te fundit si shkak, por shkaqe te tjera duhen kondideruar. Ngjarja eshte shume e rende por me e rende eshte shperdorimi i saj. U prehte ne paqe e ndjera, u befte drejtesia per shkaktaret!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje