Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi dyshohet se është bullizuar në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se shtetases Bedrie L. i kishin hapur, që prej vitit 2022, një profil fals por me emrin e saj në TikTok dhe e bullizonin vazhdimisht.
Faktin për hapjen e një profili të rremë me emrin e saj, e ndjera e kishte denoncuar që në atë kohë më parë në Policinë e Durrësit.
Në datën 3 të janarit, 2023, 41-vjeçarja i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj, dhe më pas ka konsumuar fotoksinë duke i dhënë fund jetës.
Sakaq, dyshohet se profilin denigrues në TikTok, 41-vjeçares ia kishte hapur vajza e tezes. Kjo e fundit kishte marrë një fotografi (përmbajtja e së cilës nuk dihet) të të ndjerës nga një koleg i punës së saj dhe e kishte hedhur në TikTok, ku kishte marrë mbi 30 mijë shikime.
41-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve, i kishte pohuar disa herë djalit të saj se do të kryente vetëvrasje duke thënë "...për nder rroj".
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Durrësit:
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:
Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.
Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.
Nje vit hetim per nje adrese false...pse kaq merume jane keta punonjesit e informative ne polici?... Pastaj se kuptoj ..beri denoncim ..pse duhej te ankohej prape?...Apo po s pate ti shkaterohet jeta dikujt s beheni per pune ju, Mentalitet turkoshak...
Nje vit duke punuar,sa shume qe jeni lodhur..