VIDEO/ Aksidenti me 3 të vdekur në Tiranë, kamerat fiksojnë momentin kur “fluturon” makina

11 Mars 2023, 16:00Kronika TEMA

VIDEO/ Aksidenti me 3 të vdekur në Tiranë, kamerat fiksojnë

ABC News ka siguruar pamje nga një kënd tjetër nga aksidenti dy ditëve më parë në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Kamerat fiksojnë momentin, ku shihet se “Audi” i drejtuar nga Klevis Ruçaj teksa po i afrohej rreth rrotullimit ka frenuar fort pasi ndizen dritat e emergjencës, por pavarësisht kësaj manovre, makina ra nga mbikalimi duke lënë pas një bilanc tragjik.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën tre persona, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe dy vajza të reja, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

 

1 Komente

  1. F
    Fatkeqesi e madhe

    Nuk vret shpejtesia. Injoranca dhe padituria, vret! Jane vrare shqiptaret me makina ne vitet 90'. Po vriten edhe sot. Injorancen dhe paditurine ne vitet 90', po e mirkuptojme. Nuk kishin pare shqipot e shkrete makine me sy. Aq kuptonin nga kjo dynja. Por eshte tragjedi e madhe te vdesesh sot ne 2023, per faj te injorances dhe paditurise. Sot ne epoken e internetit, kur ke tek dora cfaredolloj informacioni. Mire qe ne shkolle nuk ju pelqen te shkoni more djem, po internetin nuk dini ta perdorni??!! Tashme ka 30 vjet, qe tek meshkujt shqiptare eshte tiposur nje mendimin totalisht i gabuar. Cunat kane besimin e plote, qe sa me e madhe dhe me e rende eshte nje makine, aq me mire i merr kthesat dhe aq me shpejt frenon. Kjo eshte nje mendimin komplet i gabuar. Padituri dhe injorance e madhe, qe po u merr jeten. Audi A8, Bmw seria 7, Mercedes S class, jane makina qe jane ndertuar me nje qellim te vetem. Jane ndertuar per luks dhe per komfort. Nuk jane te ndertuara per sport. Jane makinat me te keqija te mundshme kur vjen rasti tek manovrat e emergjences ne shpejtesi te madhe. Nuk mund ta marrin kthesen si nje makine e lehte sportive. As nuk mund te frenojne fort dhe ne nje distance te shkurter, sic ben nje makine e lehte sportive. Kjo eshte per faktin qe sa me e madhe pesha, aq me e veshtire eshte per ta ndaluar nje objekt te rende qe leviz shpejt. Kaq more djema keni pasur nevoje te mesoni ne shkolle. Po ta dinit kaq gje, nuk do e kishit vetesigurine e rreme per te ecur shpejt me makina te medha dhe te renda. Cunat kujtojne se ke kontroll te plote kur leviz me Audi A8. Kujtojne se me nje te shypur te frenave, nga 200 km/h, ndalon ne vend per 30-40 metra. Kurse video tregon ndryshe. Makina nuk ka qene as mbi 200 km/h. Me aq sa duket, maksimumi ka qene rreth 170 km/h. Ka frenuar per gati 150 metra dhe perseri nuk ka ndaluar. Ka thyer barrierat dhe ka fluturuar ne ajer edhe per 50-60 metra te tjera. Dhe me pas eshte zgerlaqur ne mur. Shkoni ne shkolle djema, do jetoni me gjate!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje