VIDEO: Aksion si në filma, shikoni si Policia e Vlorës ndjek dhe arreston dy adoleshentët që po largoheshin me makinë të vjedhur

18 Gusht 2023, 18:46Kronika TEMA

VIDEO: Aksion si në filma, shikoni si Policia e Vlorës ndjek dhe

Policia e Vlorës ka arrestuar dy adoleshentë të cilët kanë tentuar të largohen me një makinë të vjedhur.

Në pranga është vënë një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët vodhën makinën në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë dhe tentuan të largoheshin nga qyteti.

Në video dallohet ndjekia e policisë dhe arrestimi i tyre teksa bllokohen në një postbllok të ngritur na blutë.

Njoftimi i policisë dhe video e arrestimit:


Vodhën një automjet në "Plazhin e Ri", në Vlorë, reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin pas rreth 30 minutash ndjekjeje, të 2 shtetasve që kishin vjedhur automjetin. 

Policia vuri në pranga një 22-vjeçar që drejtonte automjetin e vjedhur dhe një 17-vjeçar që ishte pasagjer në këtë automjet. 

Shërbimet e Policisë që patrullonin në territor, për garantimin e rendit dhe sigurisë, morën njoftim për vjedhjen në një lavazh, të një automjeti në  pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazhit të Ri”, Vlorë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.

Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

3 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Policia që duam.Pa mëshirë ndaj hajdutëve të tillë dhe gjykata ti dënojë pa mëshirë se sot adoleshentë nesër mafiozë të mëdhenj

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      22 vjeç është burrë tjetri. Para 30 vitesh do kishte bërë dhe ushtrinë duke mbrojtur atdheun.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Nuk e kuptoj se ke quani Adoleshent. Hajduti eshte 22 vjec. Apo e keni si humor?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje