VIDEO/ Kapet mat hajduti i banesave në Shkodër, momenti kur arrestohet brenda shtëpisë ku po vidhte

6 Shkurt 2024, 16:07Kronika TEMA
VIDEO/ Kapet mat hajduti i banesave në Shkodër, momenti kur arrestohet

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vaun e Dejës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë.

Policia ndau edhe pamjet nga operacioni, krahas të cilave shkruan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bushat, ndërsa i arrestuari ishte banues në fshatin Reç i Ri.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës-U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 39-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.

Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. Qafkuqi

    Jeni te sigurt qe ka video?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje