Kishte shfaqur shenja dhune sapo ishte kthyer nga Gjermania, kush është 34 vjeçari që mbante të mbyllur gruan dhe e ruante me kamera

6 Shkurt 2024, 10:25Kronika TEMA
Kishte shfaqur shenja dhune sapo ishte kthyer nga Gjermania, kush

Asqeri Mandri është 34 vjeçari që mbante të mbyllur gruan në banesë dhe e ruante me kamera.

I arrestuari në Tiranë dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Prej pak kohësh ishte kthyer nga Gjermania dhe pas kthimit kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera.

Kujtojmë se një ngjarje e tillë u zbulua më herët në Tiranë, ku një 35-vjeçar kishte blinduar banesën e tij me kamera sigurie dhe mbante të izoluar bashkëshorten, fëmijën dhe nënën e tij.

Ishte Jetnor Zhaboli i cili pas hetimeve më pas u arrestua nga policia. Nga dëshmitë e dhëna u mësua se ai këto sjellje i kishte bërë për shkak të xhelozisë ndaj bashkëshortes.

Lini një Përgjigje