VIDEO: Me pranga në duar e këmbë dhe me helmetë në kokë, momenti i arrestimit të Vilson Pepës në Republikën Dominikane

5 Shtator 2025, 14:01Kronika TEMA
VIDEO: Me pranga në duar e këmbë dhe me helmetë në

Policia në Republikën Dominikane ka publikuar momentin e arrestimit të shtetasit shqiptar Vilson Pepa, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e organizatës së Franc Çopjas. 

Në pamje, Pepa shihet i prangosur këmbë e duar, me helmetë në kokë dhe jelek antiplumb.

Soni Pepa alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas policisë dominikane, 41-vjeçari i njohur edhe si Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet.

Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, në Belgjikë.

Në momentin e ndalimit, 41-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë./ TemA (S.P)

Lini një Përgjigje