Video-skandali i Safet Gjicit, SPAK zbarkon në bashkinë Kukës, sekuestron kamerat

19 Qershor 2023, 15:17Kronika TEMA

Video-skandali i Safet Gjicit, SPAK zbarkon në bashkinë Kukës,

Këtë të hënë SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku dhe bëri sekuestrimin e kamerave të sigurisë, si dhe një sërë dokumentesh të ndryshme, në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryetarit të Bashkisë, Safet Gjici.

Burime për mediat bëjnë me dije se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për rreth gjysëm ore në Bashki dhe më pas bënë të mundur sekuestrimin e serverit të kamerave të sigurimit.  Kjo me qëllim për të verifikuar hyrje daljet në institucion të gruas që shfaqet në video intime me Gjicin, si dhe personat që mund të kenë patur kontakt me të.

Gjithashtu, SPAK i ka ndaluar gruas së shfaqur në videon intime me Safet Gjicin, Alma K, daljen e saj jashtë vendit, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos erotike, e filmuar teksa kryen marrëdhënie seksuale me vajzën e identifikuar Alma K në zyrën e Bashkisë Kukës. Ai tha se filmimi është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 14 majit.

Safet Gjici, i cili vetëm pak javë më parë fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit, tha se me vajzën në fjalë, ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh.

2 Komente

  1. p
    pinokio

    Ajo që kuptohet më thjeshtë është se skenaristi dhe regjizori i këtyre videove seksuale komprometuese,është një dhe vetëm një mashkull me defiçite të theksuara seksuale në rininë e vet dhe me një mëndje të mbrapshtë pervese,diabolike.Ne kemi dëgjuar vazhdimisht presjone të tilla prej tij për diplomatë dhe të tjerë politikanë.Vriteni pak mëndjen dhe do e gjeni menjëherë kush është.

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje