Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit

25 Shtator 2025, 15:16Kronika TEMA
Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi.

Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 6 muajsh në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj. 

2 Komente

  1. #
    #FreeErionVeliaj

    Po lali qe as palloi kend as refuzoi ndihme per askend, pse e shkatrrruat gjer te familjari i fundit? Rrace jevgjish qe s’do beheni kurre njerez!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi.l

      Akoma brenda eshte ky,po fundja fare çfare beri?Lereni te kthehet ne shtepi shume rrende po e gjykoni,fajin e ka ajo k...a

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje