VIDEO/ Spektakël me ‘BMW’ në rrugë për video në Tik Tok, ja sa gjobitet i riu në Tiranë

22 Prill 2023, 14:20Kronika TEMA

VIDEO/ Spektakël me ‘BMW’ në rrugë për video

Në datat 29.03.2023 dhe 20.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. 

 

2 Komente

  1. Z
    Zeqine sallaksja e çpifur

    Sh pak ja u ka vene gjoben? Edhe patenten duhet tja kish hequr per nja dy vjet

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatarët shitën gomerët dhe blenë makina. Këto janë instiktet euforike të kompleksit të inferioritetit shekullor.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje