VIDEO/ Vrasja në burgun e Peqinit: Sokol Mjacaj para gjykatës, i rrethuar nga efektivë policie

19 Dhjetor 2023, 11:07Kronika TEMA
VIDEO/ Vrasja në burgun e Peqinit: Sokol Mjacaj para gjykatës, i

Mbahet sot seancë gjyqësore për Sokol Mjacajn, autor i ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit. Mjacaj akuzohet se vrau me armë një të dënuar me burg përjetë dhe plagosi shokun e këtij të fundit.

Nga pamjet shihet një prani e shtuar e forcave të policisë në sallën e gjyqit, teksa dy efektivë qëndrojnë afër Mjacajt. Ky i fundit mbërriti në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie.

Në dëshminë e dhënë më parë përpara hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte. 28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën. Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj është porositur nga persona të tjerë për vrasjen e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin por edhe të vëllait të tij.

 

Lini një Përgjigje