VIDEO/ Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK: Në fokus të diskutimit, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

8 Shtator 2025, 15:26Kronika TEMA
VIDEO/ Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK: Në fokus të diskutimit,

SPAK ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në SHBA të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator.

Altin Dumani u takua me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.

Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik.

Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht

NASHVILLE-TENNESSEE –  Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.

Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, znj. Pamela J. Bondi.

Gjatë konferencës, z.Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

5 Komente

  1. L
    Lani

    O moterqi skap Godit njehere politikanet kriminela qe na shkaterruan komplet kemi more rruget e botes si cifutet o shtet moterqi... mbrapa godit organizatat kriminale se ke per tju hager mutin. Skap kaka... shume te zhgenjyer nga skap kaka. Moterqi shtet

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Per cfare e citoni kete derdimend, dum dum

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cufe

        SKAKU i Dumanit ka prioritet hajdutet e xhepave dhe hajdutet e bicikletave..... . Kur Kane kohe kapin dhe ndonje me arke peshku Kur ben korrupsion dhe marin peshkun tja fusin ne bythe njeri tjetrit gjyqtaret dhe prokuroret e SKAKUT................... Nuk kane kohe te meren me Gerdecin. 21 Janarin. Floririn e Kerrabes Rrugen e Kuksit etj

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Po per Ramen dhe ceshtjen Mcconigal a folet?

          Përgjigjjuni
          1. f
            fjala

            Ata te SHBa-se mezi e priten Dumanin si hena e kuqe sonte diellin! E pse talleni apo s'keni ç'te beni? Doni lajm? Jeni te zot te urdheroni Dumanin qe s'eshte ne spitale çmendimi qe sot te arrestoje vetem dy persona se dosjet jane te kopsitura dhe te mbyllura nga Duma ne sirtar me çeles: Sali Berishen dhe Fatmir Mehdiu dhe sa lehet do marrin fryme shqiptaret. E beni dot? Nje mut, DUmani eshte bythe e brek tek Sali Berisha e Fatmir Mehdiu. Nje popull plsa nga krimi dhe vjedhjet ne Shqiperi dhe Altin Dumanit i plasi bytha per popullin qe i jep miljon ne muaj. Ej, Dumanin shkoi ne Amerike te rregulloje trafikun nderkombtar te droges dhe krimit !!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje