Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ndaj vlerësimit nga DASH për Altin Dumanin, si një ndër kampionët globalë të luftës ndaj korrupsionit.
Në një reagim në rrjete sociale, Ngjela shkruan se vlerësimi për Dumanin është nder jo vetëm për atë por për gjithë Shqipërinë.
Sakaq ai shtoi se ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt rrugës së pastrimit të korrupsionit shtetëror.
''Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i dha sot prokurorit Altin Dumani çmimin: Kampion në Luftë Kundër Korrupsionit.Një nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku ata janë.
Ky është një vlerësim i madh për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pastrimit të korrupsionit shtetëror'', shkruan Ngjela në facebook.
Analistet duhet te zberthejne pyetjen: Sa e mbeshtesin SPAK-un dhe Dumanin politika e sidomos ekzektutivi?
Z Prokuror!Si pjesë e shumicës së popullit edhe unë jam i suprizuar nga vlerësimi që të është bërë nga DSh Amerikan, jo se nuk e meriton por se në Shqipëri situata është shumë e ngarkuar me negativitete nga më monstruozet me autor një figurë e urryer si Berisha që vetëm vrerë dhe helm nxjerr nga goja e tij që ngjan si një hale ushtrie e ngritur në kushte fushimi pra e një grope septike .Le të shërbejë ky vlerësim si njënxitje për tëngritur në një nivel mëtë lartë profesionalizmin,moralin njërëzor dhe profesional , kurajon,guximin për tu shkuar deri në fund dhe mesaktësi të padiskutueshme të dosjeve të krimit,korrupsionit në të gjitha nivelet dhe të dy anët e politikës.Rezultate ju dhe ekipi që judrejtoni ka dhe kjo nuk mohohet ndaj dhe DSHAmerikan ju vlerësojë ,por dardha e ka bishtin prapa ,ndaj rezultatet tuaja si drejtues i SPAK-ut,duhet të jenë më të dukëshme,sepse populli pretë të shofi mbrapa hekurave drejtuesit kryesor të politikës për këto 33vjet që e kanë çuar këtë vend në kufitë e të pa imagjinueshmes me krimet vjedhjet, korrupsioni ngalopant në ekonomi ,si dhe në arsim ,shendetësi etj,etj.Nuk kam njohuri të nivelit që të flasme bindje profesionale për drejtësinë , me gjithë atë si një shtetas në pritje të daljes së të vërtetave të dosjeve që ju keni në dorë për disa figura si ajo eSali Berishës etj durimi po soset .Gati pesë vjet që po hetoni dhe ekeni çuar në gjykatë por me lojrat e avokatëve po shtyhet nga data në datë në pa fundësi.Dhe kjo lojë po e çvleftëson punën tuaj ,edhe besimi në drejtësinë po i lëkundet opinionit të shëndosh.Prandaj në qoftëse qepja e rrobës nuk bëhet mirë ju e dini se ajo shqepet me lehtësi.E kam thënë edhe në një koment mëparë se po e çuat gjykimin në kalendat greke asgjë emirë nuk vjen përkundrazi kjo e kompromenton drejtësinë e mirëpritur Por ini objektiv dhe kurajoz për të thënë troç se në hetimin pesë vjeçar ka ose jo fakte që sado ti shmangen kriminelët ato do të dënohen,ose pa mëdyshje në se nuk ka material faktik që e fundosin të dyshuarin atëhere le të mbyllet dosja dhe i dyshuari të vazhdojë të vegjetojë në jetën e tij të përditëshm.Sidoqoftë dhe me besim ju uroj suksese.