VIDEO/ Tentuan të korruptonin efektivët e policisë për të shmangur bllokimin e automjeteve, procedohen penalisht dy persona në Durrës

9 Dhjetor 2024, 14:47Kronika TEMA
VIDEO/ Tentuan të korruptonin efektivët e policisë për

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste mitdhënie në tentativë, duke proceduar penalisht dy drejtues automjetesh të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe në rrugën “Martin Camaj”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K. Këta shtetas ishin konstatuar nga punonjësit e Policisë me masa administrative të papaguara.

Në momentin e ndalimit, shtetasit Xh. S. dhe J. K. kanë ofruar një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve të tyre.

Pas veprimeve të mëtejshme, ata janë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

2 Komente

  1. L
    Lisa

    Nje nga me te korruptuarat eshte dhe Vjola Doko qe jeton ca kohe be Durres dhe ca kohe ne Belgjike..Kjo duhet pare.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisa

      Nje nga me te korruptuarat eshte dhe Vjola Doko qe jeton ca kohe be Durres dhe ca kohe ne Belgjike..Kjo duhet pare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje